Protestë në Spanjë: Lejoni emigrantët në Europë!

Rreth 500 mijë njerëz dolën në rrugët e Barcelonës, ku i kërkuan qeverisë të lejojë hyrjen e më shumë emigrantëve në Europë. Organizata civile që organizoi këtë protestë propozon që qytetarët, organizatat dhe institucionet, të punojnë së bashku për ti kërkuar qeverisë spanjolle dhe Komisionit Europian të pranojë më shumë refugjatë dhe viktima lufte.

Rreth 500 mijë njerëz dolën në rrugët e Barcelonës, ku i kërkuan qeverisë të lejojë hyrjen e më shumë emigrantëve në Europë.

Marshimi u organizua nga organiztata civile Casa Nostra Casa Vostra, teksa kreu i saj Ruben Ëagensberg u shpreh:

“U kërkojmë të gjitha qeverive, atyre që kanë çelësat në dorë të sjellin ata mijëra njerëz që po presin në kufijtë europianë, u kërkojmë qeverive të marrin masa për refugjatët, por edhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së emigrantëve të cilët tashmë jetojnë këtu”.

Casa Nostra Casa Vostra ose shtëpia jonë shtëpia juaj propozon që qytetarët, organizatat dhe institucionet, të punojnë së bashku për ti kërkuar qeverisë spanjolle dhe Komisionit Europian të pranojë më shumë refugjatë dhe viktima lufte.

Organizatorët thanë se ky është demonstrimi më i madh i këtij lloji që mbahet në Europë që nga fillimi i krizës së refugjatëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Prishja e shtëpive te liqeni i thatë, reagon Malltezi: Ndërtuesit të Surrelit, Rama ia legalizoi shtëpinë në park

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar...
Read More