Protestuesi kuksian entuziazmon Kuvendin e PD: Do ngrihemi prapë

Salla e Kuvendit të PD u elektrizua sidomos kur në foltore doli një protestues kuksian.

Lulzim Popa entuziazmoi sallën disa herë.

“Përshëndes popullin shqiptar. Unë jam Lulzim Popa, baba i katër fëmijëve. Kurrë nuk kam pasur precedentë penalë. Unë jam rritur në atë popull kuksian, që ka treguar gjithmonë vlera.

Më datën 1 mars, dolëm si të gjithë kuksianët për të protestuar kundër taksës…

Dolëm të protestojmë kundër taksës. Ajo quhet Rruga e Kombit se lidhet Shqipëria me Kosovën, veriu me jugun. Shteti ka nevojë edhe për taksa, por duhet të dijë sa të taksojë. Protestuam dhe ikëm në shtëpi.

Në orën 2, 3 të natës, na erdhën me maska dhe me automatikë, isha me djalin dhe nusen e djalin, hapën dyert, sikur të isha kriminel, jo baba i katër fëmijëve. U habita, sikur nuk isha në shtëpinë time.

As Millosheviçi nuk ua ka bërë kosovarëve këtë gjë. Pa asnjë urdhër, pa mandat, na kanë nisur dhe nuk e dinim ku do na çonim.

Nga ky Kuvend i PD, i bëj thirrje kryeministrit të lirojë katër vëllezërit kuksianë, të lirohen menjëherë.

Kur vij nga Kukësi, shoh që bëhen punime aty, ne prapë do ngrihemi kundër kësaj takse. Ne do ngrihemi prapë,” tha ai.

Kurse deputeti i kësaj zone, Flamur Noka, tha: “E ndezën jo për kuksianët, e ndezën për të gjithë Shqipërinë. Kjo shpresë duhet mbajtur gjallë”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

E drejta natyrore dhe shteti i së drejtës

Mbi të drejtën natyrore dhe shtetin e së drejtës, fragment nga libri,...
Read More