Provat për Tahirin, Ferrari, Mercedesi: Si lexohet dalja e sotme e Ramës

Duhej të ishte një konferencë shtypi pa shumë tension dhe e gëzuar, por kryeministrit Edi Rama i mungonte qetësia.

Në krah të kryediplomates së BE, Edi Rama foli disa herë për një provim të kaluar.

‘Drejtoresha’ e KE e kishte dhënë notën kaluese, por frika është tek vendet anëtare të BE, të cilat mund të kthehen në problem.

Ashtu si Berisha kur ishte kryeministër, që revoltohej me opozitën që bënte Edi Rama dhe shprehej se ishte kaq e vështirë që të hapje me çelës 28 dyer, ashtu edhe Rama u shfaq sot.

Ai bëri disa herë thirrje për opozitën që të bashkëpunojë, duke kërkuar që të bëhen ‘njësh’ me ngjyrën e flamurit.

Mirëpo kreu i PD, Lulzim Basha nuk duket më dakord me idenë e të bërit ‘njësh’ me Ramën.

Ai ka vizituar Berlinin dhe ka takuar pikërisht ata deputetë të partisë kryesore, që janë kthyer në dhimbje koke për Ramën.

Në fillim të majit, njëri prej tyre, më i ashpri ndaj qeverisjes ‘Rama’, do zbarkojë sërish në Tiranë.

Kjo duket se është arsyeja se përse kryeministri Edi Rama qetësohet nga Ferrari i Mogherini-t, por e shqetëson Mercedesi gjerman.

Disa thonë se ai duhet të ketë merak edhe Renault franceze.

Retorika e sotme e Ramës ishte e tillë, që përpiqej të gjente armiq jashtë, në BE, duke u shprehur se edhe në rastin e Saimir Tahirit, arrestimi i të cilit përflitet se kërkohet nga BE, nuk ka akoma asnjë provë.

Me idenë që reformat i bëjmë për të bërë më mirë Shqipërinë, Rama foli gjatë, por dha disa sinjale që pavarësisht rekomandimit, gjërat nuk do jenë të lehta.

Tani i duhet të hapë me çelës 28 dyer…

Shkruar Nga
More from Redaksia

Si nisi përplasja në Elbasan? Fisi Çapja u shkruan mediave

Ngjarja e fundit në Elbasan ka bërë që mediat të mbushen me...
Read More