Provojeni menjëherë: Ushtrimi i fuqishëm për muskuj të fortë të supeve

Rrisni lëvizshmërinë dhe ndërtimin e muskujve të çeliktë të gjoksit e të supeve me ndihmën e një ushtrimi të vetëm.

BJ Gaddour këtë herë na paraqet ushtrimin fenomenal, i cili do t’ju ndihmojë që të forconi muskujt e shpinës, por edhe të forconi muskujt e gjoksit dhe të supeve.

Fjala është për kombinimin e pompave pliometrike dhe ushtrimeve të ecjes në duar.

Duke pasur parasysh që fjala është për ushtrime pliometrike, do të duhet që bërrylat të jenë gjithë kohës të lakuar pak.

Në atë mënyrë do të zvogëloni presonin në bërryla, do të aktivizoni muskujt e supeve dhe do të zvogëloni rrezikun nga lëndimet. Bëjeni këtë ushtrim gjatë stërvitjes pasuese.

Bëjeni ushtrimin në tri seri prej 30 deri 60 sekondash apo përdoreni si pjesë e stërvitjes rrethore për pjesën e sipërme të trupit dhe gjoksit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përndiqte prej muajsh një vajzë të re, arrestohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi përndiqte prej muajsh...
Read More