Provokacia! Serbia ngre avionët gjuajtës, fluturojnë ulët mbi Preshevë

Nuk kishte ndodhur më parë, por pas incidentit të së hënës që shkaktoi arrestimi i shefit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, nga Policia e Kosovës, pasi kishte hyrë në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e autoriteteve kosovare në Mitrovicën e Veriut, Beogradi kundërpërgjigjet me ngritjen në fluturim të avionëve luftarakë mbi Luginën e Preshevës.

Banorë shqiptarë të kësaj lugine, pjesë e tërësisë territoriale të Serbisë, kanë dërguar në rubrikën “Ti Raporton” në “Top Channel”, pamje të xhiruara në video të avionëve luftarakë që fluturonin mbi kokat e tyre gjatë kësaj të mërkure.

Teknikisht nga ana e Beogradit, ngritja e avionëve luftarakë brenda territorit të saj është e drejtë legjitime.

Por, nisur nga rrethanat dhe pikërisht koha në të cilën bëhet një veprim i tillë, të bën të dyshosh për një kundërpërgjigje të padrejtë të Serbisë, me synimin për të ushtruar presion ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, e gjithashtu edhe ndaj Kosovës.

 
vucic-avionetScreen_170225_131556Capture-2517844771665F12D-CEFD-B26B-F6BB-77306BB3056C
Shkruar Nga
More from Redaksia

Raporti mbi mafian shqiptare, Marku: Duam përgjigje të shpejta për letër-porositë

  Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku priti në takim Prokurorin Kombëtar të...
Read More