Pse Barbara Bush i linte flokët e bardhë dhe mbante gjithmonë perla?

 

Ish-zonja e parë kishte folur më 2015 –ën, në 90 vjetorin e saj rreth pamjes së saj të pangatërrueshme.

Barbara Bush e kishte projektuar imazhin gjyshëror me flokët e saj të bardha borë dhe të pamungueshmin gjerdan perlash rreth qafës.

Ish-Zonja e parë, e cila vdiq në moshën 92 vjeçare të martën në mbrëmje, kishte arsye specifike që ruante pamjen e saj të pangatërrueshme gjatë viteve në Shtëpinë e Bardhë, por edhe më vonë.

Pamja e saj me flokët e bardhë dhe perlat ishte më shumë sesa një zgjedhje stili.

Ajo ia zbuloi së mbesës, Jenna Bush Hager-it, me rastin e ditëlindjes së 90 –të më 2015-ën se përse nuk i kish lyer kurrë flokët dhe gjithnjë kish mbajtur perla.

“Perlat janë për të mbuluar rrudhat, por që nuk e bëjnë më”, ka thënë ajo me humor. “Nuk mund të mbash perla në fytyrë”.

Dashuria e Bush-it për sportet dhe për të qenë aktive në natyrë kishte kontribuuar që ajo t’i mbante flokët e bardhë.

“Flokët e bardhë janë sepse doja të luaja golf”, ka thënë ajo, “Doja të luaja tenis. Doja të notoja dhe flokët e mi bëheshin, dhe jam e sigurt se dikush tjetër do të ta thotë, portokalli, jeshile, të verdha, varet sesa shumë klor kishte në pishinë. Kështu që vendosa t’i lë të bardha”.

Gruaja e ish presidentit George H.W. Bush dhe mamaja e gjashtë fëmijëve luante shpesh këto sporte me familjen e saj të madhe, së cilës i gëzohej.

“Kam qenë gruaja më me fat në botë, vërtet,”, ka thënë ajo. Dhe e di këtë.”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Fiton 42.5 milion dollarë në vit, njihuni me aktoren më të paguar…

    Aktorja e “Modern Family”, Sofia Vergara është aktorja më e...
Read More
CLOSE
CLOSE