Pse ‘Bitcoin’ ngjan me çmendurinë e piramidave shqiptare?

Me shumë gjasë do keni dëgjuar për ‘Bitcoin’, valutën dixhitale, e cila është kryefjala e shumë mediave ekonomike ndërkombëtare.

E krijuar në vitin 2009 si një sistem pagesash, ajo është e para valutë që punon pa nevojën e një ndërhyrje nga ndonjë bankë qendrore apo ndonjë administrator.

Vlera e saj është rritur ndjeshëm kohët e fundit, aq sa disa thonë se mund të jetë një flluskë, e cila do shpërthejë.

Të tjerë e quajnë një ide gjeniale atë që shpikur nga një person me emrin Satoshi Nakamoto.

Por Edward Hadas shkruan për agjencinë Reuters se ‘Bitcoin’ është një çmenduri e ngjashme me atë të piramidave në Shqipëri.

“Në vitin 1996, shteti ballkanik u përfshi nga ethet për fondet e investimeve. Në fakt ato ishin skema klasike Ponzi. Ata premtonin rikthime ekstravagante prej deri 30 përqind në muaj. Rritja ishte dramatike. Brenda pak muajsh, këto firma arritën të thithin ekuivalentin e thuajse gjysmës së prodhimit të brendshëm bruto. Njerëzit shitën shtëpitë dhe therën bagëtitë për të mbledhur fonde për të investuar. Gjithçka u shemb në vitin 1997, duke krijuar një tërbim popullor. Qeveria re, depot e armatimit u vodhën dhe shpërthyen luftimet. FMN përllogarit se humbën jetën 2 mijë persona. Një qeveri e re u krijua dhe u rikthye rregulli monetar, por GDP e Shqipërisë ra me 11 përqind dhe nuk e mori veten plotësisht për pesë vitesh”.

Për autorin, blerësit e kriptomonedhës Bitcoin duhet të kenë turp, pasi ndryshe nga shqiptarët, nuk janë të varfër dhe injorantë.

“Me pak mundim, blerësit potencialë të kësaj monedhe mund të kuptojnë se është një skemë Ponzi. Thuajse askush nuk shet gjë dhe blerësit e rinj nuk shqetësohen për çmimin”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Një lajm i mirë për shkencën nga Samiti i Triestes

Samiti i Triestës ku krerët e BE-së u takuan me krerët e...
Read More