Pse Grupi Balfin e festoi 25-vjetorin pa politikanë

President i Grupit Balfin, Samir Mane, shprehet për marrëdhënie të re biznes-politikë

Nga Albanian Enterprise Institute

Në një intervistë për revistën ekonomike ‘Monitor’ presidenti i grupit Balfin, Samir Mane, i cili gjeneron në vit më shumë se 450 milion euro, shprehet se klima e te bërit biznes në Shqipëri dhe Ballkan nuk është më e mira e mundshme.

Sipas tij, ka ardhur koha që progresi te jetë më i shpejtë përsa i përket reformave dhe praktikave shtetërore. Bota ecën shpejt, dhe sipas zotit Mane ka ardhur koha që biznesi të jetë i pari dhe politika e dyta nëse duam që vendi të zhvillohet.

Kjo intervistë vjen pak ditë nga festimi i 25-vjetorit të Grupit Balfin të mbajtur në Pallatin e Brigadave, ku u vu re mungesa e përfaqësuesëve politikë nga të dy krahët si të djathtë dhe të majtë.

Mesa duket Grupi Balfin, si grupi më i madh i investimeve në Shqipëri, po i jep një mesazh publikut në vend se biznesi tashmë ka sfida të përbashkëta dhe organzimi i këtij grupi të rëndësishm të ekonomisë së vendit duhet të jetë i shpejtë dhe në përputhje me praktikat më të mira të grupeve ndërkombëtare ku poltika shihet si partner i biznesit dhe ndërveprimi mes dy komuniteteve duhet të jetë i shpejtë, produktiv dhe profesional.

Në këtë marrëdhënie e kulturë të re bashkëpunimi mes politikës dhe biznesit përfiton qytetari vendas pasi krijon kushte për konkurrueshmëri të vërtetë në treg e jo praktika preferenciale në Shqipëri.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shpërthen vëllai i Olldashit: Demokratët nuk ua kanë borxh këtë katastrofë

    Pesë vjet pas ndarjes nga jeta, demokratët kanë përkujtuar një...
Read More