Pse lidhja e PD me Rusinë duket ‘pa lidhje’ (edhe ‘Mother Jones’ thuajse e pranon)

 

Gazetarët e revistës amerikane “Mother Jones”, kur janë nisur për të investiguar historinë e lobimit të PD, sigurisht në mendje kanë pasur lidhjet me Rusinë.

Kjo do i shkonte për shtat edhe qëndrimit të tyre editorial dhe do joshte lexues në SHBA. Një njeri i presidentit Donald Trump, që ka lidhje me Rusinë, ky do ishte një titull fantastik.

Por lidhja me Rusinë në këtë histori investigimi duket shumë e dobët, aq sa vetë revista thuajse e pranon në një shkrim-reagim të enjten.

Ata thonë se është një histori e komplikuar.

“Pyetja kryesore është: A e përdorën rusët sistemin politik amerikan në SHBA për t’u përzier në politikën shqiptare?” pyet revista.

Në fakt revista duhej të jepte përgjigje dhe të mos na pyeste.

“Ne tentuam që të gjurmojmë këto kompani me lidhje ruse dhe përfaqësuesit e tyre- duke shqyrtuar të dhënat e korporatave ruse, duke dërguar një reporter në disa adresa në Moskë, dhe telefonuam e dërguam emaile në adresa dhe individë në Rusi, Ukrainë, Kanada dhe SHBA. Ne nuk morëm kurrë një përgjigje të plotë. Por pyetja jonë shkaktoi një provokim,” shkruan revista.

Pra ia dolën të provokojnë Partinë Demokratike në Shqipëri, këtu ku merr flakë çdo gjë.

Por përse lidhja me Rusinë është kaq e dobët?

Për të kuptuar këtë, duhet të kuptojmë se si funksionojnë ‘strehat fiskale’, ose siç i quajnë ndryshe në Shqipëri, ‘parajsat fiskale’.

Dy herë kanë sjellë konsorciumet e mediave të majta investigime që kanë zbuluar se si pasanikë të mëdhenj anekënd botës po i regjistrojnë paratë e tyre në këto ‘streha fiskale’. Të dy herët, pasojat kanë qenë thuajse inekzistente.

Kjo për shkak se nuk ka asgjë të paligjshme.

Siç shkruante revista britanike “The Spectator”, nuk ka problem se përse të pasurit duan të “parkojnë” paratë e tyre diku, pasi ndjejnë se janë të kërcënuar nga taksat.

Por në momentin që këto para hyjnë në veprim, atëherë sigurisht që bëhen deklarimet dhe veprojnë taksat, siç ka ndodhur me lobistin amerikan.

Interesant është se në këto streha fiskale nuk ka zyra të mëdha apo godina gjigande me financierë.

Zakonisht është një adresë ku regjistrohen dhjetëra firma. Siç ka ndodhur edhe në këtë rast. Mes tyre mund të ketë edhe kompani ruse, por kjo nuk do thotë se mes tyre ka lidhje.

Ose siç e tha kryetari demokrat, Lulzim Basha, që nuk je fajtor nëse ke bërë një noterizim tek një zyrë ku ka noterizuar edhe një kriminel.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Arrestohet për shpërdorim detyre nënprefekti i Tiranës

Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lokalë...
Read More