Pse nuk do të sfilojë Gigi Hadid në pasarelën e “Victoria’s Secret”?

Modelja Gigi Hadid, edhe pse ishte një nga emrat e konfirmuar për pjesëmarrjen e saj në shfaqjen e “Victoria’s Secret” për vitin 2017, duket se nuk do të jetë aspak kështu! Përmes një postimi në Twitter, ditën e sotme Hadid ka treguar të vërtetën!

Gigi Hadid 1

Picture 1 of 4

“Jam e mërzitur që nuk do në jem në Kinë këtë vit. E dua familjen time të VS dhe do të jem me shpirt me të gjitha vajzat e mia. Mezi pres të akordohem me të gjithë e të ndjekim shfaqjen që unë e di se do te jetë e bukur dhe mezi po pres që tani për vitin e ardhshëm”, ka shkruar ajo.

Sfilata do të mbahet në Shangai, në datën 20 nëntor. Gigi e kishte konfirmuar prezencën e saj përmes Instagram në muajin gusht, duke u shprehur se po përjetonte sërish lumturi si një fëmijë për përmbushjen e kësaj ëndrre. Po çfarë ka ndodhur?

Modelja ka ndarë një video e cila është quajtur si raciste, ndërkohë që imitonte me mimikën dhe sytë e saj një biskotë në formën e Budës. Ajo kërkoi falje publikisht për gjestin, e megjithatë i është ndaluar hyrja dhe viza për në Kinë.Gjithashtu, edhe modeleve Julia Belyakova, Kate Grigorieva, Irina Sharipova, dhe Dasha Khlystun u është ndaluar hyrja në këtë shtet. Si do jetë sfilata pa Gigi-n?

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 30 nëntor 2016

Dashi Është e vërtetë që familja duhet të ketë rol parësor sot,...
Read More