Pse nuk ishin prindërit e Elenit në Lisbonë, babai i këngëtares tregon arsyen

Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila jeton prej vitesh në Greqi, ku ka zhvilluar edhe karrierën e saj muzikore, këtë vit përfaqësoi Qipron dhe zuri vendin e dytë në Eurosong.

Babai i saj, Kristaq Foureira, ne nje interviste per mediat greke, teksa foli për vajzën e tij dhe pjesëmarrjen e saj në Eurovizion, zbuloi edhe arsyen pse nuk ishte pranë te bijes në Lisbone, duke thënë se ndonëse ajo u kishte thënë atyre te shkonin, ne te vertete nuk e donte qe ata te ishin.

“Ia dolem, jam shumë i lumtur për vajzën time, na bëri krenar, nuk nuk shkuam, sepse ajo nuk dëshironte që ne të shkonim, na tha, por ajo nuk donte”.

Para se vajza te fitonte vendin e dyte, babai eshte shprehur:

“Besoj se do te fitoje, të shohim, tani unë jam babai më krenar, kam pasur gjithnjë besim te vajza ime, dëshiroj që ajo të jetë mirë gjithmonë”, tha ai.

Eleni Foureira në një intervistë te meparshme ne media ka thene se ka kaluar vite të vështira në fëmijëri.

Te njejten gjë pranoi edhe babai i saj, duke i thënë kamerës së “Revealed” se “ishte e vështirë për vitet e fëmijërisë së Elena Foureira, pasi çdo fillim është gjithashtu i vështirë”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zija Çela, Çfarë lexojmë, mbetet gjithmonë e pamjaftueshme…

  Për herë të parë një shkrimtar i njohur reagon ashpër për...
Read More