Pse qytetarët e pranuan protestën e opozitës?

Opozita e organizoi, ndonëse bëri kujdes të mos e konsideronte si nismë të saj, por sinjë protestë qytetare. Në katër akset kryesore të vendit, për më shumë se tre orë rrugët u bllokuan. Në krye të demonstrimit kundër taksave të larta, varfërisë, pandëshkueshmërisë në nivele të larta shtetërore, ishin përfaqësues të opozitës.

Por kjo protestë, ishte ndryshe nga të tjerat. Qytetarët e bllokuar mes rrugës bënë durim, nuk u revoltuan, shmangën etiketimet politike dhe për më tepër, e pranuan me heshtje këtë mënyrë të mosbindjes civile.

Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk iu bashkuan personazheve politik të opozitës, (të njëjtët njerëz që dje qeverisnin), por shprehnin pakënaqësinë për atë që po ndodh aktualisht me situatën në vend, që ka vetëm një shigjetim, ajo është qeveria.

Rritja e taksave lokale dhe qëndrore, moskunsultimi deri në injorim me grupet e intersit, nisma të dyshimta në dhënie konçensionesh, papunësia, heqja e ndihmës ekonomike për një pjesë mjaft të varfër të banorëve dhe mbi të gjitha një arrogancë me të cilën merren vendimet, kanë zgjuar revoltën qytetare.

Sot, kjo protestë është lexuar mirë nga kryeministri, që fjalën e tij në Parlament e ktheu si një “ditë ndjesash” të mëdha.

E nisi me banorët e Kukësit, që në një lloj mënyre u bënë shkëndinjë për revoltat dhe përfundoi deri në kujtim të batutate të tij në etiketimin e njerëzve, apo të zonave të krahinave në Shqipëri.

Mbajti edhe një fjalim në formë hartimi të ndjerë, duke u kujtuar qytetarëve se e di që vuajnë, janë të varfër, apo nuk marrin shërbimet e duhura. Një kthesë e e shpejtë e Ramës, për të fituar kohë në atë që e ndjen mirë, revoltën e brendshme qytetare, të zhgënjyer nga politika.

Nga ana tjetër personazhet e njohur të politikës opozitare mund të kenë kuptuar gabim revoltën e qytetarëve, të cilët duket se po ziejnë deri më tani së brendshme kundër padrejtësivë qeverisëse. Reagimet që vijnë, ndoshta me kalimin e kohës edhe në rritje, janë shpërthime nga shtresa e varfër e shoqërisë.

Ka të papunë, fermerë, pensionistë që detyrohen të lenë të gjithë pagesën e pensionit për faturën e dritave, ujit, taksave të shumëllojta të vendosura nga pushteti lokal e qëndror. Është një lloj kauze masive që përveç revoltës ndaj varfërisë, janë edhe më të ndjeshëm kur ka arrogancë dhe nënvlerësohen.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sharon Stone e lumtur në krahët e dashurisë

  Sharon Stone është, pa dyshim, një ndër femrat më të bukura...
Read More