Publikohen të dhënat e kostos së jetesës: Tirana, e treta më e shtrenjta në rajon

Kosova, Maqedonia dhe Serbia janë vendet që kanë kosto më të ulët jetese në rajon, sipas të dhënave krahasuese që raportohen nga Numbeo.com për 2018. Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria kanë indeks dukshëm më të lartë, sipas të dhënave të ofruara së fundmi nga Il Sole 24 Ore.

Sipas të dhënave të marra në shqyrtim, Shqipëria është vendi i tretë më i shtrenjtë në rajon, ku me kostot më të lira rezulton Prishtina dhe më pas Shkupi.

Më i shtrenjti në rajon është Podgorica, me 39.8 pikë përllogaritje të indeksit, ndjek Sarajeva me 37.9, Tirana me 37.33, Serbia me 36.6, Shkupi me 34.7 dhe Prishtina e fundit, më e lira me 26.2, raporton Monitor.

Sipas publikimit të tremujorit ë parë të 2018, Tirana rezulton më e shtrenjtë se sa Beogradi, duke u renditur kështu në tre qytetet më të shtrenjtë në Ballkan.

Në Europë, kryeson Zvicra, ndjekur nga Islanda dhe Norvegjia. Kosto më të ulët në Europë ka Moldavia, Ukrahina dhe Kosova.

Çmimet e kategorive të marra në konsideratë: çmimet ushqimore, restorantet, transporti dhe shërbime të ndryshme.

Numeo.com ka marrë në studim 540 qytete botërore, ku ka analizuar kostot e tyre të jetesës për 2018.

Indeksi i kostos së jetesës nga Numbeo është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet. Indeksi nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose kredia.

Përllogaritja e pikësimit të indeksit bëhet në raport me Nju Jork (SHBA). Që do të thotë se për New York City, çdo indeks duhet të jetë 100 (%).

Nëse një qytet tjetër ka, për shembull, indeksin e qirasë prej 120, kjo do të thotë që mesatarisht në atë qiratë qyteti janë 20% më shtrenjtë se në New York City.

Nëse një qytet ka indeks të qirasë prej 70, kjo do të thotë në një mesatare se qiratë në atë qytet janë 30% më pak të shtrenjtë se në Nju Jork.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Messi nuk është Maradona”

Ish-futbollisti i kombëtares argjentinase, me të cilën ka luajtur në 3 Botërorë,...
Read More