Publikohet videoja përmbledhëse me momentet më interesante gjatë martesës së Getit dhe Marinës

Çifti i njohur Getoar Selimi dhe Marina Vjollca i dhanë fund beqarisë së tyre më datën 10 shtator të këtij viti.

Ata u martuan në një dasmë madhështore me shumë të ftuar, të organizuar në Gjiririn e Lalëzit në Shqipëri.

Me tendencën për ta mbajtur sa më private, çifti Marina dhe Geti hezituan fillimisht që të publikojnë imazhet nga martesa e tyre, por më pas vendosën që përmes rrjeteve sociale të tregojnë për atmosferën që mbizotëroi në dasmën e tyre.

Së fundmi, produksioni “XL” të cilët janë kujdesur për xhirimet, kanë publikuar një video përmbledhëse me momentet më të bukura gjatë martesës.

Në video shfaqet gjithçka që nga momenti i celebrimit, e deri te festa e madhe në mbrëmje në mesin e mysafirëve .

Dasma e Getit dhe Marinës thuhet të jetë ndër dasmat më të shtrenjta në estradë, që u organizuan gjatë këtij viti.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bashkia e Beratit ndan ndihma për të përmbyturit

Bashkia e Beratit u kujdes ditën e djeshme për evakuimin e banorëve...
Read More