Punësimi i infermierëve, lista e kandidatëve që i nënshtrohen Provimit të Shtetit. Dokumentet dhe rregullat

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka shpallur listën e kandidatëve që i nënshtrohen provimit të shtetit. Bëhet fjalë për kandidatët e diplomuar në mësuesi, mjekësi, farmaci, stomatologji, infermieri, mami, fizioterapi, logopedi, teknik imazherie dhe teknikut të laboratori. Provimet për këta kandidatë kanë nisur që prej mesit të nëntorit dhe do të vijojnë deri në javën e katërt të dhjetorit. Provimi i Shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ndërsa kandidatët duhet të paraqiten pranë këtij institucioni, 30 minuta para nisjes së provimit.

Dokumentet që duhet të kenë kandidatët

Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me:

Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal);
Kopje të Kartë ID ose Pasaportë;
Faturën e pagesës së tarifës së Provimit të Shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë të nivelit të dytë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjes; {Vëmendje: fatura të ketë vulën e bankës përkatëse} Kandidatët në profesionin e mësuesisë duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme ditën e provimit:
Kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MASR, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit.
“Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. QSHA-ja nuk do të mundësojë kandidatët të cilëve u mungojnë këto dokumente, të marrin pjesë në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit. Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim”, thotë Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Rregullat që duhet të ndjekin kandidatët

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi;
Ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit;
Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.
“Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën, orën e provimit në faqen zyrtare të QSHA në adresën www.akp.gov.al, rubrika lista e kandidatëve. Në rast pasaktësie në të dhënat e paraqitura në web, lutemi të kontaktoni në adresën [email protected] si dhe të njoftoni përpara se të hyni në ambientin e provimit”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dushi i shpeshtë, i dëmshëm për trupin e njeriut

Teksa shumë prej nesh e nisin një ditë të re si fillim...
Read More