Punësimi/ Të rinjtë shqiptarë ‘hedhin sytë’ nga Lindja e Mesme


Lindja e Mesme po kthehet  në destinacionin  më të preferuar për të rinjtë shqiptarë. Tashmë  ëndrra amerikane  është një mit për shqiptarët, por së fundmi shqiptarët po synojnë të shkojnë drejt Dubait.

Kjo për të gjetur një punë të mirëpaguar dhe jo thjesht për ndërtesat marramendëse.

Numri i aplikantëve është gjithnjë në rritje, dhe jo në të njëjtin proporcion me vendet që kërkohen. Këto të dhëna vijnë sipas drejtuesve të agjencive ndërmjetësuse mes vendit tonë dhe kompanive të huaja

Zhvillimi i dy dekadave në Dubai ka bërë që sektorët e ndërtimit dhe të turizmit të ofrojnë hapësirat më të mëdha për punësim. Kontratat e punësimit përfshijnë në të shumtën e rasteve një periudhë dy vjecare, pa shkëputje. Kërkesat më të larta janë kryesisht  për femrat.

Kompanitë mbajnë peng edhe pasaportat e punonjësve , në kuadër të zbatimit të kontratës,  si një mënyrë detyruese për zbatimin e marrëveshjes.

Megjithatë, shpesh herë të rinjtë shqiptarë që kanë shkuar në Dubai, pavarësisht premtimeve për rroga të mira, janë kthyer të zhgënjyer, pa marrë atë që prisnin!

Shumë prej premtimeve të këtyre agjencive në fakt, janë thjesht mashtrime.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shkreli i përgjigjet Nanos: Ku e gjete Vojsavën sllave?

Nga Artan Shkreli* Përpiqen të argumentojnë, e s’ia gjej dot arsyen e...
Read More