Punimet për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës nisin në shtator

hekurudha-tirane-rinas-durres

Komisioni i Parlamentar i Ligjeve miratoi marrëveshjen e huasë prej, 36.8 milionë eurosh me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillimi, për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës.

Projekti parashikon rehabilitimin e hekurudhës ekzistuese, dhe ndërtimit të degëzimit për në aeroportin e Rinasit.

Punimet pritet të nisin në shtator të këtij viti, ndërsa parashikohet që linja hekurudhore të jetë funksionale brenda tri viteve.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Transportit dhe Infrastrukturës në Ministrinë e Transporteve, Thimio Plaku, tha se qeveria parashikon dhe investime të tjera ambicioze në hekurudhë.

Thimio Plaku: Që javën e kaluar filloi studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë-Elbasan-Librazhd-Pogradec dhe Lin. Gjithashtu kemi një grand prej 4.5 mln euro të miratuar së fundmi do të kryhet projekti i zbatimit i hekurudhës Vorë – Hani i Hotit. Kemi aplikuar së bashku me ministrinë greke të Transportit për një studim fizibiliteti për lidhjen hekurudhore të Shqipërisë me Greqinë.

Projekti i hekurudhës Tiranë -Rinas- Durrës, kushton 91 milion euro, ku 36. 8 milion euro janë kredi nga BERZH, 32.9 milion euro grant nga marrëveshja e Berlinit në kuadër të projekteve të Bashkimit Europian për Ballkanin perëndimor, ndërsa pjesa tjetër do të financohet nga qeveria shqiptare.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ish lideri i Katalonjës kërkon unitet mes mbështetësve

Ish-presidenti i rajonit të Katalonjës u ka bërë thirrje mbështetsëve të pavarësisë...
Read More