Punonjësi vdiq në puset, arrestohet drejtori i UK së Shkodrës. Ja emri dhe akuzat

Drejtori i Ujësjellës Kanalizime të Shkodrës është vënë në pranga.

Arrestimi i tij është bërë për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Shkodër, ku një punonjës humbi jetën dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Viktima është Klodos Çeliku, ndërsa të plagosurit Maliq Selja dhe Gjon Gjoni janë në spitalin e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.07.2017, në lagjen “Partizani” Shkodër, në vendin e quajtur pranë “Kolegjit Turk”, ndërsa po punonin në një kolektor të ujërave të zeza, ka humbur jetën shtetasi K. Ç, 34 vjeç, banues në Golem-Shkodër si dhe është plagosur shtetasi Gj. Gj, 56 vjeç, banues në Shkodër.

Në përfundimin të veprimeve hetimore , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Preke Toma, 48 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i ujërave të zeza në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Shkodër.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:- Y. R. 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inxhinier në Ndërmarrjen Ujësjellës kanalizime Shkodër – L.P. 52 vjeç, banues në Shkodër , me detyrë drejtues teknik në Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Shkodër.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi nuk kanë marrë masat e sigurimit teknik të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi si dhe nuk i kanë pajisur me masa mbrojtëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Në kryeqytetin e seksit

Ky është kryeqyteti botëror i prostitucionit. Qyteti tajlandez Pattaya është i njohur...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.