Pushimet luksoze të Medës, shijon temperaturat e larta në kontinentin e largët

Këngëtari Mehdin Përgjegjaj – Meda, është një ndër këngëtarët më të kërkuar nga publiku nëpër ahengje muzikore të ndryshme.

Meda 1

Picture 1 of 4

Ai vazhdon të jetë mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, Meda ka treguar se ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi, jo-produktive, duke shkuar në kontinentin e largët të Australisë.

Ai ka publikuar disa imazhe në InstaStory, ku ka treguar po shijon ditët e nxehta me diell, duke bërë plazh dhe shëtitje me varkë.

Nga imazhet e publikuara, Përgjegjaj ka treguar se nuk ka hezituar të provojë edhe peshkimin.

Ndryshe, këngëtari pritet që gjatë muajve në vazhdim të sjellë projekte të reja për fundvit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Washington Post: Tillerson po punon me kinezët në heshtje

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, është njeri i qetë në ekipin për...
Read More