Putin leshon alarmin: Serbia do të ballafaqohet me një goditje të madhe në vitin 2018

Serbia do të ballafaqohet me një goditje të madhe në vitin 2018, paralajmërimi erdhi drejtpërdrejt nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin!

Informacionet, planet e sulmit, veprimi, çdo gjë që rusët kanë mbledhur do të dorëzohen në Serbi në muajn shkurt, kur do të vjen në Beograd Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili personalisht do të dorëzojë dokumentet sekrete Serbisë.

Inteligjenca ruse ka mësuar e nga qarqet diplomatike të mirë-informuar, se ka informacione se Serbia këtë vit do të jetë nën presion të tmerrshëm të trefishtë: nga Bashkimi Evropian (Federica Mogherini), NATO (Jens Stoltenberg) dhe Amerika (Donald Trump).

Presidenti rus i paraqiti lidershipin shtetëror serb se Brukseli do të kërcënojë nga njëra anë, duke ndaluar vazhdimin e negociatave dhe bllokoj hapjen e kapitujve, ndërsa amerikanët dhe NATO do të intensifikojnë kërkesat që Beogradi të ndalë bashkëpunimin ushtarak, ekonomik me Rusinë. Në të njëjtën kohë, së bashku të tre palët do të bien dakord në një kërkesë për Serbinë që të heqë dorë nga Kosova dhe të njohin pavarësinë e saj.

Angazhimi në integrimin evropian nënkupton humbjen e vendit, jo vetëm të Kosovës, sepse nuk do të përfundojë me kaq. Sanxhaku, Vojvodina do të vazhdojnë të lëvizin … Natyrisht që ka një kërcënim për integritetin territorial të Serbisë dhe mundësinë e spastrimit etnik. Sipas Putinit, shpëtimi i Serbisë është aleanca me Rusinë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Krisje në akullnajën Larsen C/ Pritet formimi i ajsbergut më të madh në botë

Instituti Britanik i Vëzhgimit të Antarktidës ka filmuar pamje të një krisje...
Read More