Putin, presidenti i përjetshëm

I pyetur se çfarë do të bëjë kur të përfundojë Presidenca, Vladimir Putin bën një pauzë dhe buzëqesh.

“Por, unë nuk e kam vendosur akoma nëse do ta lë Presidencën apo jo”, thotë lideri rus, i pritur me të qeshura dhe duartrokitje nga një audiencë e përbërë thuajse tërësisht nga rusë që kanë lindur pasi ai u bë President për të parën herë në vitin 2000.

Një muaj pasi mijëra të rinj rusë dolën nëpër rrugë për të protestuar kundër korrupsionit në elitën e kremlinit, Putin, mori pjesë në një event të konceptuar si bashkëbisedim, me qindra fëmijë, në një përpjekje për ta portretizuar veten si një president, mik të të rinjve.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahen marsin e ardhshëm dhe Putin pritet të kandidojë dhe të fitojë edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar.

Putin kaloi plot tre orë duke biseduar me fëmijët, në eventin e transmetuar live në televizionin rus dhe duket se ishin marrë që më herët masa që në event të mos kishte pyetje të sikletshme.

Ndryshe nga konferencat e shtypit të Putinit, që zakonisht variojnë nga një temë tek tjetra, diskutimi me fëmijët ishte fokusuar tek arritjet e tyre në sport, muzikë dhe shkencë dhe tek jeta dhe preferencat personale të Putinit.

“Më pëlqen të bisedoj me miqtë, të lexojë libra historikë, të dëgjoj muzikë dhe të ushtroj sporte”, tha Putin.

I pyetur për ëndrrat e tij kur ishte fëmijë, ai ngurroi t’u tregonte, por tha: “Ëndrrat janë gjëra që ndryshojnë me kalimin e kohës, ju duhet të jeni të kënaqur që keni një ëndërr dhe të ecni drejt saj”. I pyetur nëse e përdor internetin, Putin tha se nuk e bënte këtë thuajse kurrë, por shtoi se mënyra sesi njerëzit përdorin pseudonime, apo identitete të rreme online, është e ngjashme me atë që ai përdorte gjatë punës së tij në KGB.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj babait, arrestohet 24-vjeçari

Një i ri 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.