Putin stërvit trupat ushtarake në Arktik



Forcat e specializuara ruse janë duke kryer ushtrime shumë të vështira në temperatura shumë të ulta në Arktik.

Një konvoi i tankeve të padepërtueshme dhe kamionëve të borës është parë duke lëvizur shpejt dhe zhurmshëm mbi detin e ngrirë Laptev.

Njësitë ushtarake do të testojnë pajisjet e reja dhe uniformat e specializuara të cilat mund të përballojnë temperaturat deri në -30C gradë celsius pasi kanë udhëtuar nga porti i Arktikut “Tiksi” në ishullin e Kotelny.

Zv/ministri i Mbrojtjes i Rusisë, gjenerali Dmitry Bulgakov, ka thënë se qëllimi kryesor është që të hulumtohen dhe testohen modelet e reja dhe premtuese të armëve në Arktik.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

As në punë e as në internet: Vendi ku do ta takoni fatin e jetës

Nëse jeni duke kërkuar fatin e jetës tash e një kohë, atëherë...
Read More