Putin sulmon Sorosin: Po synon destabilizimin e euros

‘Departamenti amerikan i shtetit nuk do ta pranonte kurrë mbështetjen për Xhorxh Soros i cili përflitet për rrekjet e tij për të “rrëzuar euron”, ndërkohë që Kremlinit i kërkohet të pastrojë figurën në lidhje me kompanitë private që përzihen me politikën’, ka thënë Vladimir Putin në një intervistë për televizion austriak ORF.

Në një intervistë të publikuar një ditë më parë me presidentin e Rusisë nga Armin Wolf i kanalit shtetëror austriak ORF, Putin është marrë gjatë me të ashtuquajturat ‘fermat e trolleve’, për të cilat Moska shpesh akuzohet nga mediat perëndimore.

Këto ‘ferma’ të parëndësishme u japin kredi shumë bamirësve, të cilët dyshohet se ndikojnë tek votuesit nëpërmjet mediave sociale në përpjekje për të siguruar fitoren e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Kur u pyet për marrëdhëniet e tij personale me biznesmenin Evgeni Prigozhin, i cili fajësohet nga Perëndimi për sponsorizimin e ‘trolleve’ të bazuara në Shën Petersburg, Putini u përgjigj duke thënë: ‘E çfarë?! Unë njoh shumë njerëz në Moskë dhe Shën Petersburg’.

Presidenti tha se nuk ishte në dijeni të aktiviteteve të internetit të Prigozhin dhe se çfarëdo që të ishin ata, ‘shteti rus nuk ka të bëjë fare me to’.

Putini më pas ngriti çështjen e standardeve të dyfishta, duke bërë një analogji me një figurë veçanërisht të diskutueshme në lidhje me çështjet aktuale evropiane .Putin iu përgjigj indirekt akuzave të filantropit hungarez Xhorxh Soros se Putin po financon ministrin e Brendshëm në Itali.

Shefi i Kremlinit tha se Soros po ndërhyn në shumë vende nëpër botë, duke patur si synim destabilizimin e euros.

‘Ka një personalitet të tillë në SHBA-z. Xhorxh Soros, i cili ndërhyn në të gjitha çështjet në mbarë botën.

Unë shpesh dëgjoj nga miqtë e mi amerikanë se “Amerika si shtet nuk ka të bëjë fare me aktivitetet e tij”,- tha Putin, i cili po udhëton për në Austri në një vizitë zyrtare.

“Po qarkullojnë shumë zëra se zoti Soros po planifikon destabilizimin e euros. Ekspertët tashmë e diskutojnë këtë. Pyesni Departamentin e Shtetit [SHBA] se pse po e bën ai këtë. Departamenti i Shtetit do të thotë se nuk ka të bëjë fare me të -madje është çështje private e zotit Soros. Me ne, private është çështja e z. Prigozhin. Kjo është përgjigjja ime. A jeni të kënaqur me të?”,- Tha ai.

Xhorxh Soros, 87 vjeç, është një investitor dhe filantrop. Miliarderi hungarezo-amerikan, ndër të tjera, mbështet OJQ të shumta në ish-shtetet sovjetike, në Evropën Lindore, Afrikë dhe vende të tjera, duke promovuar një agjendë proamerikane.

Në vitin 2015, organizatat e mbështetura nga Soros ishin në listën e zezë në Rusi si ‘një kërcënim për themelet e sistemit kushtetues … dhe sigurinë e shtetit’.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Laert Vasili: Kam dashuruar një prostitutë…

Universi femëror parë me sytë e aktorit dhe regjisorit të njohur të...
Read More