Putin uron Presidentin e ri të Gjermanisë, i bën ftesë për të vizituar Rusinë

1036803819

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, për fitoren e tij. Njëkohësisht nuk voni t’i bëjë një ftesë për të vizituar Rusinë.

“Vladimir Putin ka konfirmuar interesimin e tij për të vazhduar një dialog konstruktiv mbi çështjet ndërkombëtare dhe bilaterale, dhe fton Steinmeier për të vizituar Rusinë në një kohë të përshtatshme për të,” thuhet në një njoftim zyrtar të Kremlinit, shkruan Rt.com.

Steinmeier fitoi zgjedhjet presidenciale duke marrë 931 nga 1,260 anëtarëve të Asamblesë Parlamentare, e cila përbëhet prej 630 ligjvënësve të Dhomës së Ulët të Parlamentit dhe po aq përfaqësuesve të 16 shteteve gjermane.

Steinmeier ka qenë edhe ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Besa Kokëdhima vjen joshëse në setin festiv

Ashtu si shumë prej artistëve të tjerë edhe këngëtarja Besa Kokëdhima ka...
Read More