Putin viziton Hungarinë, merr pjesë në garën ndërkombëtare të xhudos

Presidenti i Rusisë ka shkuar dje për vizitë pune në Hungari, ku ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së një gare ndërkombëtare në xhudo dhe do të bisedoj me kryeministrin e këtij vendi, Viktor Orban.

Ky është qëndrimi i dytë i Putinit në Hungari këtë vit. Hungaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s.

Kremlini ka kumtuar se Putin do të merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror në Xhudo në Budapest dhe do të ketë “takim pune” me Orbanin.

Putin është xhudist me brez të zi dhe president nderi i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Opozita në Hungari ka protestuar kundër vizitës së presidentit Putin dhe ka shprehur shqetësim se Orban është afruar shumë me liderin e Rusisë./REL/

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Benjamin Ferati do të kujtohet si hero. Babai: Ishte dita e tij e parë në Shqipëri!

Benjamin Ferati është 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë i cili shkoi menjëherë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.