Pyetësori MAPO LETRARE, Rikard Ljarja: Presidentit do t’i rekomandoja të lexonte Mitin e Sizifit

Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja, në qoftë se çdo hap do të ushqente shpresën për t’ia dalë mbanë?

Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Albert Kamy filozofi i absurdit dhe revoltës tregon përmes “Mitit të Sizifit”, se nuk ka fat që të mos mposhtet me anë të përbuzjes. Personazhi kryesor i filozofisë së absurdit, është personazhi që shkrimtari dhe aktori Rikard Ljarja merr nga moria e personazheve dhe ia sugjeron presidentit për ta lexuar. Kjo, pasi gjithnjë ka kohë për ta njohur Kamynë.

I njohur herët me letërsinë përmes leximeve të një gruaje që u jepte jetë historive me zërin e saj, Rikard Ljarja nuk do të mund të ndahej asnjëherë nga ky pasion që në një farë mënyre është jeta e tij. Gjatë komunizmit iu desh ti mbante fshehur orët me shkrimin, si orë që rrokulliseshin vetëm brenda tij, orë që duket sikur nuk dilnin kurrë nga dhoma e vogël e apartamentit ku jetonte.

Por tani orët nuk rrokullisen vetëm tek ai. Autor i disa librave Ljarja ka nisur jetën tjetër atë të komunikimit me lexuesin. Vetëm pak kohë më parë Mapoedition nxorri në librari romanin “Josifopedia”, një libër që dallohet për kulturën e shkrimit dhe historinë që mbart. Më poshtë Ljarja u përgjigjet disa pyetjeve të pyetësorit MapoLetrare. 

Cili është për ju romani më i mirë i të gjitha kohërave?

Mendova e mendova… Kam lexuar shumë, por edhe shumë libra nuk kam pas mundësi t’i lexoj… M’u kujtua BIBLA. Për mua është super libri. Ka proze të mrekullueshme, poezi, drame, intrigë… Ka gjithçka. Kjo është arsyeja përse është përkthyer në të gjitha gjuhët e botës. Një libër i mrekullueshëm.

Çfarë gjinie letrare ju pëlqen të lexoni?

Prozë, filozofi, ese…

Çfarë lloj lexuesi ishit në fëmijërinë tuaj? Cilët ishin librat dhe autorët tuaj të parapëlqyer?

Para se të mësoja te lexoja, më lexonte nana. Pasioni për letërsinë ka nisur përmes leximeve të saj. Më kujtohen leximet e vëllimeve të përrallave kombëtare të mbledhura nga Donald Kurti. Më pas kur nisa të mësoj të lexoj, lexova libra që mbetën gjatë në kujtesë si “Pinoku” përkthyer nga Cuk Simoni me një parathënie gjeniale në karakter të librit. Pastaj me radhë libra si: “Zemra” të De Amicit, Hekelber Finin, Tom Sojerin, pak më vonë Don Kishotin dhe qeshja me lot (mirë thonë: Kur je fëmijë qesh me librat, kur e lexon i rritur të shtie në mendim, dhe kur plakesh qanë, të rrjedhin lot)…

A jeni futur ndonjëherë në telashe për të lexuar një libër?

Po. Një mikja e ime, përgjegjëse e një biblioteke, një paradreke kur po pija kafe, mu afrua dhe me tha ma zë te ulet: Do te jap një libër. U ngritëm dhe u futem ne bibliotekë. Ajo shkoj te një raft pak i veçuar nxori një libër, e mbështolli mire me një gazete dhe me tha: Te lutem nesër të ma sjellësh se vjen, përmendi një emër, dhe me kontrollon. E lexova gjithë natën. Njoha një shkrimtar ballkanas që i kisha dëgjuar vetëm emrin. Më bëri mire. Të nesërmen që në mëngjes e ktheva dhe iu falënderova bibliotekares, shoqes time. Ishte me rrezik.

Çfarë librash mund të na befasojnë po t’i gjejmë në raftet tuaja?

Antikuarët. P.sh. (që nuk është plotësisht antikuar). Botimi i dytë në Bruksel i Rubairave, përkthyer nga Rushit Bilbil Gramshi. Më 1927, Rushitit ishte truproja i Nolit dhe Noli këtu bën një lojë. Vendos emrin e truprojës besnike…(tregojnë se kur u kthye Zogu për të marr pushtetin, Noli i nis për Durrës, në gjysmë të rrugës u kujtua se kishte harruar flautin… Do të iki ta marr unë i tha Rushiti. Do të të vrasin i tha Noli, po ndërkohë Rushiti nuk e dëgjoi se kishte marr vrapin për në Tiranë për të marr flautin që kishte harruar Noli. Kështu…

Nga librat që keni shkruar, cilin parapëlqeni më shumë ose është më kuptimplotë për ju?

Të gjitha. Mos dukem gjë mendjemadh!?

Po qe se do t’i kërkonit presidentit të lexonte një libër, cili do të ishte ai?

Presidentit?! E kam vështirë. Ndoshta ndonjë ese… për mitin e Sizifit…

Kë do të donit të shkruante historinë e jetës suaj?

Historinë e jetës sime? Nuk e di. Ndoshta historinë e legjendës së fisit tim… e ngatërruar diku… andej nga 1200-ta, po unë nuk e besoj. Legjenda urbane që shkojnë diku aty te mitet…

Te cilët libra ktheheni vazhdimisht?

Nganjëherë i kthehem Aristotelit…

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Flet mjeku: Nga ushqimet tek ilaçet dhe disa sëmundje shkaktare për kapsllëkun

Në shumë raste kapsllëku është i përkohshëm dhe jo serioz. Mirëpo njohja...
Read More