Qarkullonte me armë në rrugë, arrestohet 30 vjeçari në Tiranë

pranga1

Një 30 vjeçar është arrestuar nga Policia pasi mbante armë teksa ecte në afërsi të Rrugës “Halit Bega” në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Skerdilajd Selimi nga Tirana.

Policia kishte mësuar se ky shtetas qarkullonte me armë zjarri tip pistoletë dhe pas kontrollit fizik të ushtruar, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë e markës “Mausur”.

Materialet proceduriale i’u kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shqiptarët kursejnë në qira – Kusuri shkon për ushqime. Argëtimi dhe luksi, i pamundur

Shqipëria ka çmime më të lira se vendet e Bashkimit Europian veçanërisht...
Read More