Qëllohet me Kallashnikov një 23-vjeçar në Vaun e Dejës

policia-naten

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune, rreth orës 20:30 në Vaun e Dejës, kur i riu me iniciale E.Z, me detyrë ushtarak pranë repartit ushtarak, u qëllua me automatik në mes të rrugës. I plagosuri është në gjendje të rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të para të marra në vendngjarje, sipas policisë, dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi P. Gj, rreth 20 vjeç, banues në Vau i Dejës.

Policia ka ngritur pika kontrolli, vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit, si dhe grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump takon Vuçiqin në shtator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takojë homologun amerikan, Donald Trump...
Read More