Qëlloi Bushin me këpucë, sot gazetari kandidon në zgjedhjet e Irakut

Gazetari iraken, i cili fitoi famë në vitin 2008, pasi hodhi këpucët e tij në drejtim të ish-presidentit amerikan George W. Bush gjatë një konference për shtyp në Bagdad, është një prej kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 12 majit në Irak, shkruan  Reuters. Muntazer al-Zaidi ka premtuar se ai do të bëjë fushatë kundër korrupsionit dhe përçarjes që ka rrënuar vendin e tij.

Gazetari u bë i famshëm jo vetëm në Irak por edhe përqark Lindjes së Mesme, pas incidentit me Bush. Ish-presidenti iu shmang dy herë këpucëve të hedhura ndaj tij, ndërkohë që Zaidi kaloi 6 muaj në burg për sulm ndaj një udhëheqësi që vizitonte vendin. Incidenti përçau asokohe opinionin publik të Irakut.

Zaidi do të kandidojë si anëtar i lëvizjes së klerikut shiit Moqtada al-Sadr, milicia e të cilit zhvilloi një fushatë të dhunshme kundër ushtrisë amerikane gjatë pushtimit të Irakut.

“Qëllimi dhe arsyeja e vërtetë përse po kandidoj, është që të zhduk të korruptuarit dhe t’i përjashtoj ata nga vendi im. Isha gazetar kur hodha këpucën drejt Bushit. Para asaj ngjarjeje, unë isha dhe ende jam kundër korrupsionit dhe pushtimit,”-është shprehur Zaidi.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rudina Xhunga: Pse Ornela Vorpsi sfidoi banalitetin e burrave të pakënaqur

  Ornela Vorpsi ishte kryelajmi i Tiranës, të një të mërkure plot...
Read More