Qëlloi me armë, kapet ‘i forti’ i Mamurrasit

Lokalizohet dhe kapet 22-vjeçari, i cili më datë 07.07.2018 ka qëlluar në qendër të Mamurrasit me armë zjarri në ajër si dhe nuk i është bindur punonjësve të policisë

Ky shtetas është i evidentuar si person me precedentë të mëparshëm penale (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale).

Në 2015-ën, Emiljan Lleshaj është arrestuar nën akuzën për vjedhje me dhunë.

NJOFTIMI

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin,  pas një pune operacionale profesionale të mirëorganizuar bazuar në informacione policore, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Mamurrasi”, ku si rezultat i tij u kap në Mamurras, shtetasi në kërkim:

– Emiljan Lleshaj , 22 vjeç, banues në Mamurras (i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale).

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin për veprat penale “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”, “prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 278/3, 274 dhe 242 të Kodit Penal, pasi më datë 07.07.2018, në qytet Mamurras, duke lëvizur me mjetin e tij tip Audi, ka qëlluar në ajër me armë zjarri si dhe është larguar duke mos u bindur punonjësve të policisë.

Gjithashtu, për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin datë 25.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë “arrest më burg”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Artur Zheji: Përkulja e Ramës para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare

  Analisti Artur Zheji ka komentuar takimin e shkurtër të kryeministrit Edi...
Read More