Qëlluan Edi Ramën me vezë, gjykata dënon 8 studentët

gjykata-e-tiranes

Gjykata e Tiranës ka dënuar me nga 60 orë punë në interes publik tetë studentët që qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama. Vendimi u mor ditën e djeshme, pas disa seancave në ngarkim të studentëve të akuzuar.

Gjykata pranoi pretencën e prokurorisë së Tiranës, e cila kërkoi për 8 studentët e “Lëvizjes për Universitetin”, të cilët më 2 nëntor 2015, goditën me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet kundër ligjit për arsimin e lartë, teksa kërkoi dënimin me 60 orë punë në interes publik për secilin student.

Sipas vendimit të gjyqtarit Arben Micko studentët kanë konsumuar veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës dhe kundërshtimit të punonjësve të policisë”. Ndaj tyre është dhënë masa e dënimit dy muaj burg për secilin, e konvertuar kjo në shërbim prove dhe punë të detyruar publike.

Vetë studentët kanë reaguar pas vendimit duke e quajtur këtë një gjyq politik.

Shkruar Nga
More from Revista User

Festime të veçanta sot për 85-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit

Festë e aktivitete deri në mbrëmje do të ketë sot më 13...
Read More