Qëndresa Gërlica, zëri i ri premtues shqiptar në politikën belge

Në listat e zgjedhjeve lokale në Belgjikë figurojnë si asnjëherë tjetër më parë dhjetëra shqiptarë të cilët po kandidojnë si kandidatë në asambletë lokale dhe komunale. Një nga kandidatet më të zëshme të Diaspores shqiptare në këto zgjedhje në Belgjikë është aktivistja e re Qëndresa Gërlica.

26-vjeçarja është kandidatja më e re për Asamblenë komunale të kryeqendrës administrative të Belgjikës dhe të BE-së. E lindur në Prishtinë, në moshën tre-vjeçare për shkak të luftës në Kosovë familja e saj u shpërngul në Belgjikë.

Për mediat kosovare, Qëndresa ka treguar arsyet pse ajo është përfshirë në këto zgjedhje.

Qëndresa thotë se synon të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Bruksel. Ajo synon të bëjë ndryshim për të gjithë shqiptarët që janë në numër të madh në këtë shtet.

“Prioritetet e mia janë për rininë, punësimi, arsimi. Për komunitetin shqiptar do të jem një ndërmjetësuese e kërkesave të tyre”, shprehet Gërlica e diplomuar në Belgjikë në fushën e shkencave politike.

Qëndresa është dalluar për angazhimin e saj të pasur në njohjen dhe promovimin e Shqipërisë dhe diasporës shqiptare në Belgjikë.

Aktualisht Qëndresa mban edhe pozicionin e kryetares së organizatës studentore “Vlera” që mbledh studentë nga e gjithë Belgjikë dhe që promovon kulturën shqiptare në shoqërinë belge.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Përtej harrimit”: Jeta tragjike e gjyqtarit, shok shkolle me Enver Hoxhën

  Janë të njohura veprat dokumentare mbi figura që kanë lënë gjurmë...
Read More