Qëndroni beqarë derisa jeta juaj të duket kështu

Qëndroni beqarë derisa të rënit në dashuri do të thotë të gjeturit një partner, e jo një qëllim jetësor.

Qëndroni beqarë derisa të keni qëllime konkrete, plane, ëndrra dhe vende ku dëshironi të shkoni. Nuk do të thotë se duhet t’i kompletoni këto para se ta gjeni partnerin, por thjesht duhet ta gjeni një qëllim brenda vetvetes, në atë mënyrë që personi në të ardhmen të jetë në ekipin tuaj kur i bëni këto gjëra.

Qëndroni beqarë derisa ta dashuroni mjaftueshëm veten në mënyrë që dashuria e personit tjetër ju bën të ndiheni të gëzuar, të lumtur, por nuk e mbush të gjithë hapësirën që keni brenda vetes.

Qëndroni beqarë derisa ta dashuroni veten për arsyet e duhura.

Qëndroni beqarë derisa ta dashuroni veten jo për atë se sa shumë para bëni, ose se sa ‘cool’ duket jeta juaj në Instagram, por qëndroni beqarë derisa ta dashuroni vetveten për përvojat dhe mundet që i keni kaluar.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA, 1.6 miliardë dollarë për murin me Meksikën

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, mbylli të premten sesionin e saj...
Read More