Qentë e nuhasin gënjeshtarin

qent-euml-e-nuhasin-g-euml-njeshtarin_hd-780x439

Ndonjëherë është argëtuese ta mashtrosh qenin, të shtiresh sikur po ia hedh topin apo ta drejtosh në drejtim të gabuar, por ai nuk mashtrohet dot: një studim i ri ka treguar se miku më i mirë i njeriut shpejt e kupton se cilit person nuk duhet besuar dhe herët a vonë fillon ta injorojë plotësisht.

Nuk ishin hulumtuesit të parët që e zbuluan fuqinë e intuitës së qenit. Një tjetër studim i kohëve të fundit zbuloi se qentë e dinë dallimin në mes të shprehjeve të lumtura dhe të zemëruara të fytyrës së njeriut dhe dinë si të sillen në përputhje me to, edhe nëse i kuptojnë në mënyrë të kufizuar ndjenjat prapa këtyre shprehjeve. Tani një studim i publikuar në revistën Animal Cognition shpjegon në detaje se si qentë e dinë kur dikush gënjen.

Për ta testuar këtë, studiuesit e udhëhequr nga Akiko Takaoka nga universiteti në qytetin japonez të Kyotos i kanë testuar 34 qen në tre raunde.

Në raundin e parë ata në mënyrë të emocionuar u treguan qenve se ku fshihet ushqimi, dhe kështu e fituan besimin e qenit. Por në raundin e dytë të njëjtit hulumtues i gënjyen qentë sepse e treguan enën e zbrazët.

Në raundin e tretë hulumtuesit përsëri e treguan enën me ushqim, por qentë nuk reaguan më, gjë që e tregon një nivel të caktuar të mosbesimit ose të paktën konfuzionit në lidhje me kuptimin e tregimit të vendit të ushqimit.

Për ta zbuluar saktësisht se çfarë ishte, studiuesit e sollën një hulumtues të ri të cilin qentë nuk e njohën. Ky person i ri e tregoi në mënyrë të emocionuar enën me ushqim dhe qentë sërish reaguan mirë.

“Inteligjenca sociale e qenit është më e zhvilluar sesa që kemi menduar,” tha Takaoka për BBC News, duke shtuar se kjo inteligjencë sociale “ ka evoluar në mënyrë selektive gjatë jetës së gjatë të qenit me njeriun.” Kjo shpjegon se pse qentë janë kaq të gatshëm të besojnë me të parën, transmeton Koha.net. Ndryshe nga qentë e egër, qentë shtëpiakë pjesërisht mbështeten në njeriun dhe nga ai marrin informacion për mjedisin. Ata kërkojnë qëndrueshmëri në këtë informacion dhe në qoftë se bota tregohet e pabesë, ata mund të frikësohen ose të bëhen agresivë.

Kjo shpjegon se pse qentë pronarët e të cilëve janë kontradiktorë ose i “ngacmojnë”, shpesh kanë çrregullim të sjelljes. Prandaj, studiuesit thonë: bëhuni të sinqertë me qenin dhe me siguri do t’ua kthejë me besnikëri dhe dashuri.

Shkruar Nga
More from Revista User

Meghan Markle zbulon detaje të reja nga dasma me Princ Harry

Në 19 maj do të organizohet një nga evenimentet më të mëdha...
Read More