Qentë, miku më i mirë për njeriun!

x_lastphotos1-808x500

Nëse ndjeheni të vetmuar apo nostalgjik, zgjidhja për ta larguar këtë ndjenjë është të keni një qen.

Një studim i ri i realizuar nga Universiteti i Kolumbias në Kanada zbuloi se miku i më i mirë i njeriut është çelësi për ata që largohen për një fillim të ri.

Të dhënat tregojnë se terapia me kafshë mund t’i ndihmojë njerëzit të luftojnë nostalgjinë dhe mund të ulë ndjenjën e braktisjes së studentëve gjatë vitit të parë të studimeve.

“Studentët që provojnë ndjenjën e nostalgjisë e braktisin shkollën dhe interesi i universiteteve është të mbështesë studentët gjatë kësaj faze transitore,” tha John Tyler Binfet, bashkautor i hulumtimit.

Studentë nga 44 universiteteve që kishin pohuar se ndiheshin melankolia, plotësuan një pyetësor për të matur nivelin e nostalgjisë, kënaqësisë dhe lidhjen me kam-pusin universitar.

Gjysma e pjesëmarrësve kaloi 8 javë në terapi me qen, ndërsa gjysmës tjetër iu tha që terapitë me qen do të fillonin brenda 8 javëve. Terapia përfshinte seanca javore prej 45 minutash me ndërveprime me grupe të vegjël me qen. Pas përfundimit të seancave pjesëmarrësit e të dy grupeve plotësuan përsëri pyetësorë.

Ata që kishin kontakte me qen kishin një reduktim të trishtimit ose të melankolisë dhe ishin më të kënaqur. Grupi tjetër që i priste seancat shfaqi një rritje të ndjenjës së nostalgjisë. Edhe pse duhen studime më të thelluara, aftësia e universiteteve për t’i lidhur studentët me kam-pusin mund të jetë një zbulim për reduktimin e numrit të braktisjeve të shkollës nga studentët e vitit të parë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Heshtja e zhurmshme e spastrimit etnik

Të refuzuar nga vendi që e quajnë shtëpi dhe të padëshiruar nga...
Read More