Qeveria qendrore e Irakut ka rifilluar nxjerrjen e naftës nga pellgjet e provincës së Kirkukut, e cila ishte bllokuar kur, javën e kaluar, trupat e Bagdadit e kanë ri-okupuar krahinën, e cila mbahej nën kontrollin e forcave kurdë, “Peshmerga”, raporton “Ansa.it”.
Në veçanti, eksporti ka filluar nga e mërkura, me një ritëm prej 90.000 barili në ditë, nga pusi i Avanas.
Prodhimi në puset e Avana dhe Bye Hassan, për një total prej 275.000 barili në ditë, ishte ndërprerë më 19 tetor të këtij viti.