Qeveria e Kosovës miraton ‘demarkacionin’, Haradinaj: Shumë sfida para, por jemi në një rrugë të pakthyeshme



 

Qeveria e Kosovës miratoi në 10-vjetorin e saj marrëveshjen e ndarjes së kufirit me Malin e Zi, një kërkesë e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar.

Miratimi u bë në mbledhjen e parë solemne të qeverisë në 10-vjetorin e Pavarësisë së shtetit të Kosovës.

“Kosova ka arritje, por dhe shumë sfida që do t’i kapërcejmë.

Ende nuk janë përmbushur të gjitha detyrimet për një shtet modern, por jemi në një rrugë të pakthyeshme”, tha kreu i qeverisë Ramush Haradinaj.

Kosova sot, tha ai, po promovon vlerat demokratike të një shteti të barabartë.

“Urime dhe rrugëtim të mbarë vendi tonë”, uroi Haradinaj.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Gazetarët në ‘shënjestrën’ e Ramës, Eni Vasili: Po shijon maksimalisht çdo gjë që bëri!

  Eni Vasili, moderatorja e njohur e emisionit “Studio e Hapur” e...
Read More