Qeveria e re, deputeti i LSI: Pasi bleu votat, Rama mbron interesat e atyre që shpërndanë paratë e drogës

Nënkryetari i LSI-së njëkohësisht deputeti i kësaj force politike Endrit Braimllari, ka reaguar pas bërjes publike të emrave të rinj të kabinetit qeveritar ‘Rama 2’.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Braimllari shprehet se kjo qeveri nuk përfaqëson interesin e qytetarëve, por është qeveri e dalë nga paratë e drogës dhe krimit.

Gjithashtu ai thotë se Rama përmes kësaj qeverie kërkon të të marrë peng dhe të mbrojë interesat e atyre që shpërndanë paratë e drogës.

Statusi i Endrit Braimllarit: 
Kjo qeveri nuk përfaqëson interesin e qytetarëve por është qeveri e dalë nga paratë e drogës dhe krimit të organizuar. Pa vizion, pa shpresë për shqiptarët, pa një plan ekonomik për xhepat e familjeve shqiptare, pa një plan mbi punësimin dhe arsimin!

Ky show i sotëm kishte të njëjtin skenar që Edi Rama e luan prej vitesh: “Fajin e ka gjithmonë dikush tjetër, asnjëherë ai”.

Pasi bleu votat në çdo cep të Shqipërisë, tani kërkon që nëpërmjet kësaj qeverie të marrë pengë, të mbrojë interesat e atyre që shpërndanë paratë e drogës dhe ata që bën presion duke deformuar vullnetin e shqiptarëve.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Elisabeta Imeraj, prokurorja “e hekurt”

Ajo u shfaq sot në Komisionin e Mandateve e prerë dhe e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.