Qeveria garanton shpërblimin e fundvitit për pensionistët

Sapo është dekretuar nga Presidenti i Republikës Akti Normativ, me të cilin u bënë ndryshime në shifrat e Buxhetit të Shtetit 2017, ky Buxhet ndryshohet sërish. Në Kuvend ka shkuar tashmë akti normativ, me anë të të cilit bëhen sërish ndryshime, duke rialokuar fondet e parashikuara për të mbuluar kategori apo shërbime të ndryshme buxhetore.

Qeveria sqaron se ka përdorur pikërisht aktin normativ, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi, por pastaj duhet të marrë miratimin e Parlamentit, pasi nuk ka kohë për të pritur për amendimin e zërave të shpenzimeve, me afrimin e fund vitit.

Ndryshimi që do të gëzojë pa diskutim të gjithë kategoritë e pensionistëve në fshat e qytet, si dhe kategoritë e tjera që përfitojnë ndihma si ata me aftësi të kufizuara, etj është ai që ka të bëjë me sigurimin e fondit për shpërblimin e fundvitit për ta.

Sipas relacionit shoqërues të Aktit, do të rritet me 1.8 miliardë lekë kontributi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017. Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve, me një efekt neutral për buxhetin e shtetit, sqaron qeveria.

Shifra është në masën 13.5 milionë euro dhe, për afro 700 mijë vetë që duhet të përfitojnë shpërblimin, mesatarisht ai duhet të jetë rreth 2.500 lekë të reja. Por kjo shifër mund të rritet, në rast se qeveria Rama vendos të japë edhe fonde të tjera për këtë qëllim.

Shkruar Nga
More from Revista User

VIP-at që reklamojnë bizneset në Instagram, do të detyrohen të paguajnë taksa

Se Instagrami është kthyer në një biznes marketingu nga shumë njerëz, sidomos...
Read More