Qeveria gjermane dëshiron të tërheqë në Gjermani fëmijët e ISIS-it

Qeveria gjermane planifikon të sjellë në Gjermani nga Iraku fëmijët e luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Ministria e Jashtme e RFGJ i është lutur qeverisë në Bagdad që të japë një leje udhëtimi për të miturit që mbahen në qendrat e marrjes në pyetje dhe në burgjet e vendit. Këtë e bën të ditur gazeta Süddeutsche Zeitung, NDR dhe WDR. Por deri tani këto leje udhëtimi nuk janë dhënë.

Ministria e jashtme e justifikoi iniciativën e saj me motive humanitare dhe me detyrimin për të mbrojtur shtetasit gjermanë.

Veç kësaj, te të afërmit në Gjermani, kujdesi për fëmijët do të jetë më i mirë. Ministrisë së Jashtme Gjermane iu drejtuan për këtë nënat e fëmijëve. Konkretisht bëhet fjalë për fëmijët e gjashtë nënave, të cilët janë diktuar në zonën e luftës dhe janë arrestuar atje. Janë femra, të cilat qenë bashkuar me Shtetin Islamik. Por besohet se numri i fëmijëve të tillë në Irak është më i madh. Para vendimit për t’i kthyer fëmijët, do të diskutohen çështje sigurie. Gratë i presin në Irak dënime, për shkak të aktivitetit të tyre për IS.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pas përfundimit të ‘Këngës Magjike’ nis sherri mes këngëtarëve

Pas përfundimit të ‘Kënga Magjike’ kanë nisur polemikat mes këngëtarëve të ndryshëm...
Read More