Qeveria mashtroi, naftëtarët: Do të vijojmë protestën

Naftëtarët e ARMO-s në Fier dhe Ballsh, nuk kanë marrë ende paratë ditën e sotme, pavarësisht marrëveshjes me qeverinë. Atyre u ishte premtuar se në orën 13:00 të ditës së premte do të kalonin 2 pagat e muajve të fundit, por ata theksojnë se deri në orën 16:30 nuk ka kaluar paga.

Naftëtarët janë mbledhur përpara bankës së nivelit të dytë, ndërsa paralajmërojnë se nëse nuk do të kalojnë pagat sot, atëherë do të dalin në protestë dhe do të bllokojnë autostradën në Fier.

“Kjo është gënjshtra e radhës, sot të dalim të bllokojmë autostradën. Në orën 13:00 na thanë do u kalojmë paratë, por ora po shkon 17:00 dhe akoma nuk kemi marrë pagat. Është mashtrimi i radhës, nuk kemi asnjë lloj përgjigje. Po presim para bankës. Nëse nuk hidhen lekët do të rrimë natën në mes të rrugës. Ne duam lekët sot, se nuk festojmë as Vitin e Ri”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pse nuk ju ecën në dashuri? Mund të jenë këto arsye

Sipas terapistes së çifteve, Laura Berman njerëzit lëndojnë veten e tyre duke...
Read More