Qeveria miraton planin kombëtar të LGBTI, hapet rruga drejt martesave



lgbtShqipëria ka bërë një hap tjetër para sa i përket plotësimit të të drejtave dhe lirive të komunitetit LGBTI. Qeveria ka miratuar dje Planin Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Republikën e Shqipërisë, 2016-2020, ndërsa ngarkohen të gjitha institucionet e përmendura në të, për zbatimin e këtij vendimi.

Qëllimet Strategjike të këtij dokumentit janë tre dhe më konkretisht: 1. Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional, si dhe rritja e  ndërgjegjësimit  për mosdiskriminimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI, në përputhje me standardet ndërkombëtare; 2. Eliminimi i të gjitha formave të diskriminimit ndaj komunitetit LGBTI, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të strukturave të rendit dhe sigurisë; dhe 3. Përmirësimi i aksesit në shërbimet e punësimit, edukimit, shëndetësisë, strehimit dhe sporteve për personat LGBTI, duke garantuar mundësi dhe të drejta të barabarta.

Sipas relacionit shpjegues të këtij dokumenti, hartimi dhe zbatimi i këtij plani lidhet ngushtë me detyrimet që rrjedhin nga një sërë dokumentesh ndërkombëtare, si: Rekomandimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës CM/Rec (2010)5 për Shtetet anëtare në lidhje me “Masat për luftën kundër diskriminimit për shkaqe të orientimit seksual ose identitetit gjinor”; rekomandimet e shqyrtimit të Shqipërisë sipas Mekanizmit Universal Periodik (UPR); Raporti i 2015 i Komisionit Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) për Shqipërinë; IDAHO 2014.

Ky dokument vjen paralelisht edhe me një tjetër lehtësi që politika shqiptare po i bën këtij komuniteti duke përfshirë në kushtetutë edhe ndalimin e diskriminimit për shkak të orientimit seksual.

Duket se me këta dy hapa, politika dhe në mënyrë të veçantë qeveria shqiptare, iu hap rrugë edhe zhvillimeve të tjera të mëpasshme për të ligjëruar edhe martesat mes të njëjtit seks.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Thaçi: Nuk ka komb kosovar, ka identitet shtetëror të Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një nga forumet e Universitetit Europian...
Read More