Qeveria nis reformën në administratë, e para në listë Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave

Ditën kur kryeministri Rama deklaroi emrat e ministrave të mandatit të dytë theksi u vu në një reformim të plotë të administratës.

Kjo nënkuptoi shkurtime në disa institucione, plotësime në të tjerë dhe zvendësime për emërimet politike.

E duket se reforma ka nisur pasi Drejtoria e Administratës Publike ka riaktiviziuar shpallje të reja për pozicione të ndryshme në ndryshme në administratë.

Në këtë drejtori, publikimet e fundit i përkisnin dhjetëditëshit të dytë të qershorit pra pak para zgjedhjeve. Gjatë pjesës së mbetur të qershorit, korrikut dhe një pjesë të mirë të gushtit nuk ka pasur asnjë publikim të ri për vende vakante.

Institucioni i parë në radhë që duket se do të plotësohet me staf është Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Për këtë drejtori janë listuar pozicione nga drejtor tek përgjegjës dhe specialistë.

Vendet e lira sipas DAP

4 vende për Specialist në Sektorin e Analizës së Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria IV-a

1 Specialist në Sektorin e Analizës së Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Analizës së Përputhshmërisë dhe Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria IV-a

Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Analizës së Përputhshmërisë dhe Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: III-a/1

Përgjegjës i Sektorit të Analizës së Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: III-a/1

Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: III-a

Specialist në Drejtorinë Juridike dhe të Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: IV-a

Specialist në Sektorin e Analizës Strategjike, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: IV-

Edhe AKBN me ndryshime

Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës ka pasur muajve të fundit ndryshime dhe kjo nuk lidhet vetëm me largimin e Viktor Tushajt si drejtues pasi kandidonte në listën e LSI, dhe emërimin e Elion Semanajt në krye të këtij insitucioni.

Por, kohë pas kohe kjo agjenci në faqen e saj në internet ka publikuar vende të lira pune dhe të paktën dy prej tyre janë akoma të klikueshme. Pozicionet  respekive ishin për specialistë./Monitor/

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Mark Zuckerberg ka një lajm të bukur

  Mark Zuckerberg është bërë baba për herë të dytë, pasi bashkëshortja...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.