Qeveria nxjerr ushtrinë në Vlorë, stërvitje për ruajtjen e hapësirës detare

Arritja e standardeve të Forcës Detare për të zbatuar ligjshmërinë në hapsirën detare vijon të mbetet prioritet për Forcat e Armatosura. Ka qenë ky edhe një nga qëllimet e stërvitjes “Imponimi 17” të zhvilluar në rajonin e Gjirit të Vlorës. Stërvitja “Imponimi 17” është një nga stërvitjet më kryesore për Forcën Detare, ku marrin pjesë Forcat Ajrore dhe Forcat Speciale, të cilat bashkëveprojnë mes tyre në operacione të ndryshme.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i pranishëm në këtë stërvitje, shpjegoi rëndësinë e saj. “Forca Detare ka për mision garantimin e ligjshmërisë në hapësirën detare edhe për këtë është e angazhuar që jo vetëm të stërvitet për të zbatuar detyrat, por sidomos për të arritur standarde ndërkombëtare të NATO-s. Tashmë kemi dy grupet e bordingut të certifikuara dhe nga ana tjetër jemi krenarë që Forca jonë Detare është pjesë e një misioni ndërkombëtar në detin Egje.”-tha Koçi
Zoti Koçi iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve, ku shpjegoi rolin e marinës shqiptare në ruajtjen e hapësirës detare dhe zbatimit të ligjshmërisë në det. “Janë pikërisht Forcat Detare, të cilat nën koordinimin e QNOD (Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare) dhe me bashkëpunimin e institucioneve të tjera që kanë interesa në det, ndihmojnë në ndalimin e trafikantëve të cilët shfrytëzojnë detin. Hapësira detare shfrytëzohet shpesh nga grupe kriminale dhe Forca jonë Detare në bashkëpunim me Policinë Kufitare, pra me Ministrinë e Brendshme, por edhe me institucionet e tjera, veprojnë për të ndaluar këto grupe trafikantësh dhe për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë. Nga ana tjetër, skenari i dytë i stërvitjes, synonte pikërisht veprimin e grupeve te bordingut të grupeve tona speciale për të çliruar anije tregtare nga gupet e rrëmbyesve, qofshin këta terroristë apo edhe grabitës. Pra në zbatim të dy skenareve mendoj se stërvitja ja arriti tërësisht qëllimit”- përfundoi Koçi.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandatët e forcave si dhe atashetë e huaj ushtarakë të akredituar në vendin tonë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si do të jetë e ardhmja e përdorimit të armëve robotike

Dronët janë instaluar tashmë në çdo arsenal ushtrie, prandaj industritë e mbrojtjes...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.