Qeveria pakistaneve ndalon shërbimin Mjekët pa Kufij

Organizata mjekësore ndërkombëtare, “Mjekët pa Kufij” (MSF), ka njoftuar se qeveria e pakistaneve do të mbyllë shërbimin e tyre të fundit në rajonin fisnor, Bajaur, në kufirin afgan.

“Mjekët pa Kufij” thotë se Ministra e brendshme, ka refuzuar të lëshoj një certifikatë që i mundëson shërbimet mjekësore në zonën fisnore të Afganistanit, Bajaur.

“Shërbimet shëndetësore janë të limituara në atë zonë dhe shumica e pacientëve nuk mund të paguajnë për shërbime bazike mjekësore”, ka thënë Azaad Alessandro Alocco, përfaqësues i grupit MSF në Pakistan.

Ai shtoi se “MSF është i vetmi spital që ofron kujdes falas dhe kualitativ në zonë, mbyllja e shërbimit do të ketë pasoja për shëndetin e banorëve në Bajaur”.

Agjencia e lajmeve Reuters ka njoftuar se Ministra e Brendshme pakistaneze nuk ka komentuar ende rreth kësaj çështje.

Shkruar Nga
More from Revista User

Në ankand shtëpia e fundit e Picassos, ja vlera marramendëse e saj

Një vilë në bregdetin francez, ku Picasso kaloi vitet e fundit të...
Read More