Qindra të infektuar nga sëmundja vdekjeprurëse në Madagaskar

Një shpërthim vdekjeprurës i viruseve pneumonike, që i atribuohet vdekjes së zezë, ka vrarë të paktën 124 persona. Zyrtarë shëndetësorë kanë paralajmëruar se “numri i rasteve po rritet”.

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i murtajës së Madagaskarit ka arritur 124 me një total prej 1,133 të infektuar.

Më shumë se 50 milion njerëz në Evropë patën vdekur nga ky mortajë e quajtur, Vdekja e Zezë në vitet 1300, të cilat shumë historianë besojnë se u shkaktuan nga disa sëmundje vrasëse duke përfshirë plagën pneumonike.

Shumica e viktimave të regjistruara në Madagaskar janë infektuar me formën pneumone që është shumë ngjitëse.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se “numri i rasteve po rritet”, pavarësisht deklaratave nga qeveria e Madagaskarit se ka pasur një rënie.

Elhadj As Sy, sekretar i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, tha: “Numri i rasteve po rritet nga dita në ditë.

“Vullnetarët tanë po punojnë në komunitete duke i bindur njerëzit që të kërkojnë ndihmë”, ka thënë ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

Morena Taraku e shpreh dashurinë e madhe ndaj babait: Ty do të falja edhe vite nga vitet e mia

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku ka treguar gjithnjë nëpër intervista...
Read More