Qumështi i bebeve me salmonelë shkakton panik, ja ku duhet të keni kujdes

Më shumë se 12 milion kuti me qumësht pluhur për bebe janë tërhequr nga shitjet në më shumë se 83 vende për shkak të skandalit të salmonelës, që ka përfshirë kompaninë franceze Lactalis.

Presidenti i kompanisë, Emmanuel Besniker konfirmoi lajmin për mediat franceze.

Produktet kanë nisur të tërhiqen nga tregu që prej dhjetorit, kur bakteri i salmonelës u zbulua në fabrikë.

Një zëdhënës i tha BBC se të gjitha vendet e prekura janë informuar.

Grupi Lactalis është një prej më të mëdhenjve në këtë fushë, me shitje vjetore prej 17 miliardë euro.

Markat e kompanisë Lactalis, ku duhet të bëni kujdes, janë Picot, Milumel dhe Taranis.

Prindërit kanë nisur të depozitojnë padi, pasi fëmiijët e tyre nuk po ndjehen mirë.

Salmonela shkakton diare, të vjella, dehidratim dhe mund të sjellë vdekjen, sidomos tek fëmijët e vegjël.

Deri më tani janë raportuar 35 raste në Francë dhe një në Spanjë. Një rast tjetër në Greqi është duke u hetuar.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Peshkatarët e perlave: Dinastia Mula përsërit historinë e Lejlas

E realizuar për herë të parë në skenën e Teatrit të Operas...
Read More