Qytetarët thirrje kryeprokurores: Mos u përdor nga politika! “Arta Marku si veriore është me djemtë e Kukësit sot!”

Qytetarët që kanë dalë në mbështetje të qytetarëve të arrestuar para Gjykatës së Tiranës, i kanë bërë thirrje kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku, që të hetojë me paanësi çështjen e protestuesve të arrestuar në Kukës.

Mbështetësit kanë thënë se kryeprokurorja nuk duhet të lejojë që të përdoret nga Kryeministri Edi Rama dhe nga politika.

Kryeprokurorja e përkohshme e ka prejardhjen nga veriu, besoj se ja ka dhënë mesazhin e duhur gjykatës dhe do i nxjerri të pafajshëm”.

“Arta Marku të mos përdoret nga politika, nga Rama dhe nga banditët e Ramës. Arta Marku është me djemtë e Kukësit sot”, janë shprehur ata.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Seferi

Nga Edison Ypi Seferi lindi në Pacomit pranë Vjosës, përballë me Dhëmbelin...
Read More