Qytetet me ushqimin më të mirë në botë

Pak rëndësi ka se ku po udhëton në botë, ti do të hash patjetër. E nëse planifikon ta bësh pjesë të rëndësishme të udhëtimit tënd (gjë që të sugjerojmë ta bësh), merre në konsideratë të udhëtosh në një prej qyteteve më të mirë të botës, kur vjen puna te ushqimi. Çdo vit, anketa e World Best Awards në Travel&Leisure u kërkon lexuesve të peshojnë përvojat e udhëtimeve nëpër botë, për të ndarë mendimet rreth qyteteve më të mirë, ishujve, linjave të lundrimit, spa, linjat ajrore, etj.

Lexuesit i vlerësojnë dhe rendisin qytetet për një sërë cilësish, përfshirë edhe ushqimin dhe disa prej të parapëlqyerve të këtij viti, janë pak të papritura. Sigurisht, Parisi i emëruari si kryeqyteti gastronomik i galaktikës, qëndron në treshen më të mirë.

Imagjinojeni Qytetin e Dritave të përzihet me aromën e brioshëve të sapo pjekur, éclair-et, që mund të merren fare mirë si vepra arti, Reblochon-ët me lajthi dhe djathi i athët Époisses. E kush nuk do të donte të jetonte me bagguette dhe Brie për ca ditë?

Lista

10. Bordo, Francë
9. Barcelonë, Spanjë
8. Chiang Mai, Tajlandë
7. San Miguel de Allende, Meksikë
6. Romë, Itali
5. Bolonjë, Itali
4. Firence, Itali
3. Paris, Francë
2. San Sebastian, Spanjë
1. Bejrut, Liban

Shkruar Nga
More from Revista User

Konventa e LSI/ Vasili: Të largojmë të keqen, në pak javësh bie qeveria Rama

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, tha se, duhet të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.