Qyteti i Beratit binjakëzohet me qytetin Amasya të Turqisë

U zhvillua dje ceremonia e binjakëzimit ndërmjet qyteteve të Beratit dhe Amasyas në Turqi. Marreveshja e binjakëzimit u nënshkrua nga Kryetarët e Bashkive respektive, Petrit Sinaj dhe Cafer Özdemir. Marrëveshja fokusohet në disa pika, si: bashkëpunimi ekonomik, kulturor, në fushën e turizmit, arsimit, shërbimeve sociale dhe shkëmbimeve midis stafeve. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit ishin të pranishëm anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe të tjerë përfaqësues të Bashkive, Berat dhe Amasya.

Prezantimi i qyteteve dhe resurseve të tyre u bë nga kryebashkiakët, Sinaj dhe Özdemir, duke vënë në dukje tiparet e përbashkëta në fushën historike dhe kulturore të dy qyteteve. Kryetari i Bashkisë së Beratit, Sinaj, pasi u uroi mirëseardhjen mysafirëve, bëri një përshkrim të shkurtër të historisë së Beratit, të kulturës, të turizmit dhe të gjitha resurseve që ofron qyteti ynë. Ai i ftoi mysafirët e delegacionit turk që në ditët në vazhdim t’i shohin më nga afër të gjitha resurset që të ofron Berati në çdo aspekt.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Amasyas, Cafer Özdemir, pasi falënderoi për mikpritjen, theksoi se ai nuk e kishte imagjinuar se kishte në botë një qytet tjetër që t’i ngjante aq shumë qytetit të tij nga ana arkitekturore dhe nga pozicioni gjeografik aq sa Berati, andaj kur mbërritën në Berat atij iu duk sikur ndodhej në qytetin e tij. Edhe kryebashkiaku i Amasyasw, pasi bëri një përshkrim të shkurtër të qytetit të tij, tha se së bashku me homologun e tij beratas dhe stafet e tyre do të përcaktojnë fushat e bashkëpunimit, për të realizuar konkretisht marrëveshje bashkëpunimi në favor të dy qyteteve tona. Ai e ftoi kryebashkiakun e Beratit që shumë shpejt, së bashku me stafin e tij, t’i kishte për një vizitë në qytetin e Amasyas.

Amasya është një qytet me nje histori të lashtë në Turqinë Veriore dhe është kryeqyteti i Provincës Amasya në Rajonin e Detit të Zi. Popullsia e tij është rreth 98 mijë banorë.

Në antikitet, Amasyaja ishte një qytet i fortifikuar me një histori të gjatë si një kryeqytet i pasur provincial, vendlindja e mbretërve, artistëve, shkencëtarëve, poetëve dhe mendimtarëve nga mbretërit e Pontit (përmendet si vendlidja e gjeografit Strabo). Me shtëpitë prej druri otomane dhe varret e mbretërve Pontus të gdhendura në shkëmbinj të lartë, Amasyaja është një qendër tërheqëse për vizitorët.

Qyteti ka shumë prodhime bujqësore. Aktivitete të tjera ekonomike në rajon përfshijnë minierat, tekstilet dhe prodhimin e çimentos. Vitet e fundit në Amasya jane zhvilluar prodhimi i makinave elektrike dhe pajisjeve elektro-shtëpiake, si dhe industria tekstile dhe ushqimore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump: Putin është vrasës, por edhe Amerika është e tillë

Presidenti i SHBA-ve, Donald J. Trump, ka bërë një deklaratë bombastike, gjatë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.